
01
Hulumtim dhe Analizë
Kryerja e kërkimeve dhe analizave mbi kërcënimet e reja të sigurisë (kontekstet politike, rritja e kërcënimeve të parregullta dhe hibride, sfidat e radikalizimit, ekstremizmit dhe terrorizmit) me qëllim mundësimin e zhvillimit të politikave dhe programeve të informuara, të besueshme dhe të bazuara në prova.
02
Dialogu dhe Ndërtimi i Kapaciteteve
Lehtësimi i dialogut dhe bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkufitar për përgjigje efektive ndaj sfidave t ë përbashkëta të sigurisë në zhvillim, përmes programeve të edukimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të përshtatura dhe të synuara për aktorët qeveritarë dhe të shoqërisë civile.
03
Angazhimi i Komunitetit
Mbështetemi në përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të komuniteteve lokale në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të sigurisë, si një përpjekje e përbashkët me zyrtarët e sigurisë publike dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.
