top of page

RRETH IPS

321672612_545608950944987_2267244926694574185_n.jpg

Instituti për Paqe dhe Siguri (IPS) synon të promovojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Në një botë gjithnjë e më komplekse, IPS është i përqendruar në adresimin e rreziqeve aktuale dhe në zhvillim të sigurisë kombëtare dhe rajonale, të cilat vijnë nga zhvillimet e shpejta politike, kërcënimet hibride në zhvillim dhe sfidat e vazhdueshme që lidhen me radikalizimin, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, me theks në shkaqet themelore, kontekstet dhe mundësitë.

 

IPS mbështet qeveritë, shoqërinë civile dhe gamën e aktorëve dhe palëve të përfshira në përpjekjet e tyre për të identifikuar, adresuar dhe kundërshtuar ndikimet e kërcënimeve hibride, radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes programeve të kërkimit, analizës dhe ndërtimit të kapaciteteve të fokusuara në ndërtimin e qëndrueshmërisë.

 

IPS synon të kapërcejë kufijtë politikë, etnikë dhe gjinor dhe të kontribuojë në bashkëpunimin ndërkufitar në të gjitha nivelet e shoqërisë, në mënyrë që të adresojë në mënyrë kuptimplotë dobësitë politike dhe shoqërore që qëndrojnë në themel të paqëndrueshmërisë dhe konfliktit.

​

bottom of page